
Në emisionin “Politiko” gjatë debatit për vendimin e Qeverisë së Kosovës për 48 orë shtyrje të vendimit për targa, analisti Halil Matoshi, ka kritikuar përkrahësit e Vetëvendosjes duke thënë se po ndërrojnë qëndrimet ndaj BE-së varësisht situatave, raporton Gazeta10.
Matoshi, ka thënë se aktivistët e VV-së kur është në pyetje Gjykata Speciale thonë se evropianët janë aleatë tanë kur është në pyetje raporti me Kurtin evropianët i quajnë fashistë.
“Eksponentët e Vetëvendosjes kur është në pyetje Gjykata Speciale thonë çka po doni këta janë miqtë tanë, është drejtësia, evropianët janë aleatët tanë e kanë çliruar Kosovën. Kur është në pyetje raporti me Albin Kurtin thonë ata janë racista, fashista, Borrellli është proserb, përfaqësues i Serbisë. Unë nuk mundem me kuptu këtë logjikë, sepse është e pakuptueshme.”, ka thënë Matoshi./Gazeta10