Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi për kthimin e Ligjit për Specialen: E kemi prodhuar një krizë të re

Gazeta10
22 October 2026 - 21:12

Opinionisti politik Halil Matoshi ka kritikuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke e cilësuar këtë veprim si krijim të një krize të re politike.

Duke komentuar sonte në emisionin “Politiko”, Matoshi ka vënë në pikëpyetje arsyetimin për rishqyrtimin e ligjit, i cili u kthye në Kuvend me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne e kemi prodhuar një krizë të re, sepse tash praktikisht çka bën Kuvendi? Kuvendi e ka çu përpara atë ligj e presidentja e ka kthy. E lexova diku që ligji u rikthy me kërkesë të PDK-së. E po, çka do me gjet më mirë PDK-ja? Ai ligj s’mundet me u ba ma mirë, hiç s’mundet. Kot o, veç postulat politik”, ka deklaruar Matoshi.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur më 22 tetor që ligji të kthehet në Kuvend për rishqyrtim, pasi ka pranuar kërkesën zyrtare të grupit parlamentar të PDK-së, si sponsorizues i nismës ligjore.

Sipas arsyetimit të paraqitur nga PDK-ja, rishqyrtimi synon plotësimin e disa dispozitave dhe forcimin e sigurisë juridike, veçanërisht në raport me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.