Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi për policët: Duhet menduar strategjia dalëse, ranë në duar të ‘liga’

Gazeta10
20 December 2022 - 18:28

Në emisionin “INFO10”, komentatori politik Halil Matoshi ka folur rreth bllokimit të policisë së Kosovës në veri të vendit pas vendosjes së bllokadave në këtë pjesë të vendit nga serbët lokal, raporton Gazeta10.

Matoshi ka kritikuar Qeverinë për pamaturi politike, duke thënë se duhet me të sigurohesh përpara se të dërgohen trupat diku sepse gjithmonë strategjia dalëse duhet me u mëndu.

“Duhesh me u siguruar para se me i shti trupat diku, se qysh ki me dal se me hi o lehtë. Gjithmonë strategjia dalëse mendohet, kudo që shkon me operacion ushtarak e policor duhet me mëndu planin B, versionin B, çka nëse rrethohesh  çka nëse bllokohesh në dy anët, çka nëse bllokohen rrugët e furnizimit logjistika, krejt duhet me i paramendar, s’besoj që janë aq naiv ata e kanë shku e me mbet aty. Ju e dini që herën e kaluar kur kanë mbet Policia e Kosovës kur kishte barrikada amerikanët  i kanë nxjerr prej aty. Ngutja e pamaturia politike po i kushton Republikës së Kosovës, policia e Kosovës ka rënë në duar të ligta.”, ka deklaruara Matoshi.

Tutje ai ka thënë se këtë pamaturi politike e kanë vërejtur të gjithë dhe ai ka vërejtje të mëdha në mënyrën se si po reagohet në kësi situata./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.