Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi për sulmin në Banjskë: Informacioni erdhi nga aleatët, sa për Xhelalat e Hajdarat – këta ishin në gjumë

Gazeta10
23 Shtator 2024 - 20:57

Të martën, më 24 shtator bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, aty ku edhe mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Opinionisti politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” deklaroi se ishte informacioni i aleatëve të Kosovës ajo që ndikoi në suksesin e luftimit të atij sulmi.

“ E para, Kosova e ka fitu betejen kundër një inkusioni të Serbisë përmes aleatëve të saj. Informacioni është thjeshtë i aleatëve sepse sa për Xhelala e kësi Hajdara e Hysena, këta kanë qenë në gjumë krejt. Operativa e policisë këtë e din më mirë se unë, dhe e dinë saktë që informacionet kanë ardh prej aleatit kryesor të Kosovës, këtë duhet me e thanë gjithmonë”, deklaroi Matoshi. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.