Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Serbia e Kosova kanë marrëveshje të dakorduar

Gazeta10
23 May 2024 - 0:11

Komentatori politik, Halil Matoshi mendon që kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin.

Mirëpo sipas tij, Kurti me taktizimet e tij po pret që të jetë Serbia e para që do të lëvizë drejt normalizimit.

Në emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se Albin Kurti nuk mundet që t’i stopoj marrëveshjet ndërkombëtare, raporton gazeta10.

“Mendoj se kryeministri Kurti e ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin, mirëpo me taktizimet e tij po pret që Serbia të pranojë e para që të lëvizë drejt normalizimit që ky pastaj të zbatojë Asociacionin. Vazhdojë të mendoj që marrëveshjet ndërkombëtare të dakordume nuk mund t’i bllokojë njëra palë sepse ashtu do të shembej rëndi botërorë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.