
Ndërhyrja e profesorit universitar, Nexhmedin Spahiu derisa po fliste opinionisti politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” shkaktoi reagim nga ky i fundit, raporton gazeta10.
Mendimet e ndryshme rreth çështjes së aleatëve dhe mbrotjes së veriut bën që Matoshi ta krahasoj Spahiun me “biber”.
“Vazhdoj me mendu që edhe vet kreu i shtetit serb, Vuçiqi ka llogaritur pikërisht në pikën e errët që po e vlerëson Fidani, për arsye se ka llogarit që Bashkësia ndërkombëtare për të nuk lëviz më. Por edhe aleatët tonë, me gjithë të keqen e madhe në pushtet Kosovën e mbrojnë sepse Nexhi po mendon se Kosovën munden me mbrojt Policia e Kosovës. E mbron NATO, sepse e ke brigadën në veri. Prit tash Nexh, mos u bë si biber, veç me kcy”, deklaroi ai. /Gazeta10