Lajme

Matoshi tregohet i ashpër: Budallenjtë dhe injorantët janë në pushtet!

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 21:04

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka qenë mjaft kritik me qeverinë e Albin Kurtit për qasjen e tij në raport me aleatet e Kosovës e në veçanti me Amerikën.

Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se vendi po qeveriset nga budallenjtë, raporton Gazeta10.

“Po e dëshmojnë se budallenjtë dhe injorantët po e drejtojnë shtetin. Injuranca është fatkeqësia me e madhe e kombeve sepse janë shumicë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se amerikanët po e shohin Vjosa Osmani si mundësi e mirë bashkëpunimi për t’i quar proceset përpara. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.