
Halil Matoshi e ka quajtur gabim fatal të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Kjo pasi siç tha Matoshi në Kanal10, Vuçiq s’mund të kërkoj themelim të Asociacionit e të mos të lejojë pjesëmarrje në zgjedhje, pasi ai Asociacion do të përbëhet nga asamblistë serbë të zhgjedhur nëpër komuna.
“S’mundën me ba Asociacion asamblistët kryesisht shqiptar apo të pakicave tjera. Shteti i Kosovës Asociacionin e bën për serbët si shumicë në veri.”, tha ai në Kanal10.
Për Matoshin ky proces zgjedhor nuk është pasi s’janë nuk janë plotësuar as kushtet demokratike, pasi sipas tij problem përveç mospjesëmarrjen është edhe mungesa e komisionerëve dhe vëzhguesve serbë si shumicë që janë në këto komuna, shkruan Gazeta10.