Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbahet testi kualifikues i kandidatëve për prokurorë të shtetit, për 22 pozita morën pjesë 333 kandidatë

Gazeta10
17 September 2022 - 17:59

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar sot mbajtjen e Testit Kualifikues për rekrutimin e 22 prokurorëve të shtetit, raporton Gazeta10.

Nga njoftimi i Këshillit Prokurorial bëhet e ditur se ky proces është bërë nën prezencën e monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial.

Në këtë testim bëhet e ditur se kanë marrë pjesë 333 kandidatë prej të cilëve 6 kanë qenë të komunitetit joshumicë.

 “Në këtë test morën pjesë 333 kandidatë (gjashtë (6) nga komunitet joshumicë), të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike me email dhe postë të rregullt.   Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, i shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikue”, thuhet më tej në njoftim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.