Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbappe prish raportet me PSG-në, pritet largimi i tij nga klubi në janar

Gazeta10
11 October 2022 - 16:22

Kylian Mbappe pritet t’i japë fund aventurës së tij të Paris Saint-Germaini në janar, shkruan Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez ka prishur marrëdhëniet me klubin parisien dhe ai ka kërkuar të laroget nga klubi qysh në janar.

Nga mediat spanjolle pas këtyre ndodhive janë raportuar disa lajme të ndryshme.

Prestigjozja spanjolle “MARCA” ka raportuar se Mbappe dëshiron largimin nga PSG, por ai nuk dëshiron kalimin te Real Madridi dhe si destinacion i mundshëm për francezin është Liverpooli.

Ndërkohë mediumi tjetër spanjoll “COPE” raporton se 23-vjeçari dëshiron kalimin te Real Madridi dhe ai nesër pritet të udhëtojë për në Madrid.

Mbappe ishte i lidhur me një kalim te ‘Los Blancos’ si transfer i lirë, por në përfundim të sezonit të kaluar ai vendosi që të qëndroi në “Parkun e Princave”.

Francezi kishte nënshkruar kontratë trivjeçare me PSG-në dhe përgjatë këtyre tre viteve ai do të përfitonte rreth 180 milionë euro. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.