Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në ‘superpuna’

Gazeta10
25 February 2023 - 14:04

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka konfirmuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç në platformën “superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.  Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar ministri Murati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.