Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 6 mijë zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë deri tani, APK: Procesi përfundon më 31 mars

Gazeta10
27 March 2025 - 14:26

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se deri më tani, rreth 6 mijë e 400 zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë, proces ky që përfundon më 31 mars.

APK përmes një komunikate për media, ka thënë se 1 mijë e 714 zyrtarë të tjerë janë në process të deklarimit.

Tutje, është bërë thirrje te të gjithë ata që s’e kanë bërë ende një gjë të tillë, që ta deklarojnë pasurinë sa më shpejt.

“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 31 mars.

Deri më tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces.

Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale” – thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.