Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi dy orë pritje tek Dheu i Bardhë e në Merdarë

Gazeta10
05 Janar 2023 - 9:52

Mërgimtarët që tanimë janë nisur për të shkuar në vendet ku jetojnë, po presin mbi dy orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa po njëjtë po shpenzojnë kohë edhe ata që janë duke pritur në Merdarë, raporton Gazeta10.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë 120-130 minuta, ndërsa kolonat janë 1500 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, pritjet janë deri në 120 minuta, derisa kolonat janë 1000 metra.

Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.