Gazeta10

Mbledhja e përbashkët nesër, Murati: Të krijohet një Asamble Parlamentare 

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në mbledhjen e përbashkët nesër mes dy kuvendeve të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, do të duhej të krijohej një Asamble Parlamentare e përbashkët, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se ky do të ishte një hap para drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues.

Më tej, Murati ka thënë se vetëm mekanzima të tillë do të mund të bëjnë realitet integrimin.

Këtu keni postimin e plotë:

“Seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve tona për Ditën e Flamurit do të duhej të konkretizohej me krijimin e një Asambleje Parlamentare të përbashkët si një hap drejt krijimit të mekanizmave të përbashkët integrues. Vetëm krijimi i këtyre mekanizmave të përbashkët integrimin e bën realitet, në shërbim të qytetarëve dhe bashkimin e ardhshëm më të lehtë e më të natyrshëm”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj