Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mblidhen tri komisione parlamentare

Gazeta10
29 January 2024 - 8:05

Sot pritet që të mbajnë takime tri komisione parlamentare.

Së pari pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Ata do të diskutojnë rreth  buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve.

Ndërkaq, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet sot me disa organizata joqeveritare.

Në anën tjetër, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit sot do të mblidhet për t’i shqyrtuar propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.