Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet KQZ, në rend dite plani operacional për zgjedhjet e 7 qershorit

Gazeta10
29 May 2026 - 8:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ajo pritet të fillojë nga ora 13:30, ndërsa në rend dite është dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për zgjedhjet e 7 qershorit.

Rendi i plotë i ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e parë të organizatave vëzhguese për vëzhgimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike të regjistruar EKO LËVIZJA E GJELBËR.

  1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe me kusht për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i emërimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i autorizimit të zyrtarëve për tërheqjen e dërgesave postare nga kutitë postare jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

3.5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;

3.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për pagesë të objekteve private të cilat do të përdoren si qendra të votimit në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.