
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar nënshkrimin e vendimit për programin e pagesave direkte për sektorin bujqësor dhe prodhimet agro-ushqimore.
Sipas ministrit Muja, programi kombinon pagesën bazë, pagesat e lidhura me prodhimin e kulturave prioritare, masat për stabilizimin e tregut, pagesën rishpërndarëse për hektarin e parë dhe eko-skema me qëllim rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore, zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve agro-ushqimore.
Mes të tjerash, MBPZHR-ja do të mbështesë kultivuesit e grurit, misrit, elbit, lulediellit, fasules, patates, perimeve, pulave, derrave, viçave, deleve, e kështu me radhë.