Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbreti i Holandës i dërgoi letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Gazeta10
11 November 2026 - 12:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Holandës, Willem-Alexander R., me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander R., ka shprehur bindjen se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të të dy popujve, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të letrës, Mbreti Willem-Alexander R. i ka uruar Presidentes Shiroka Pula sukses në përmbushjen e detyrave të saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.