
Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, avokat i Pjetër Shalës, në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka deklaruar dëshmia e dëshmitarit tetë të cilën ai e ka thënë dje, kundër klientit të tij është e kundërta e asaj se çfarë ka thënë në deklaratë.
Ai filloj të lexoj deklaratën dëshmitarit të dhënë më 20 janar të vitit 2003, për të cilën tha se nuk përputhet me deklaratën që ai ka dhënë dje, raporton Gazeta10.
“Thatë që ishit në shtëpi kur erdhën ushtarët e UÇK-së dhe jua rrethuan shtëpinë. Dua të ju tregoj deklaratën më 20 janar të vitit 2003. Ju keni thënë hetuesve ushtarët e UÇK-së e rrethuan shtëpinë 1998, rreth orës 6 pasdite unë nuk isha në shtëpi në atë kohë. A ka përputhshmëri me atë që thatë dje?…. Çfarë dëgjuam dje nuk përputhet me këtë deklaratë”, tha ai.
Avokatit të Shalës, gjithashtu iu është kunderpërgjigjur prokurori duke thënë se nuk ka kundërthënie.
“Sigurisht që avokati mbrojtës mund të ia paraqes deklaratat e mëparshme dëshmitarit, por dëshmitari dje na shpjegoi, konkretisht unë ia tregova këtë pjesë të deklaratës, dhe tha se herën e parë vizita e parë ku ishin dy persona nuk ishte në shtëpi, herën e dytë ishte”, tha ai.
Por, avokati i Pjetër Shalës, pësëri tha se deklaratat nuk përputheshin me njëra tjetrën, pra ajo e vitit 2003 me këtë të 2023-tës të cilën ai e tha ditën e djeshme.
“Është e pamundur të ketë ndodhur një gabim date është e pamundur ta ketë thënë gabimisht këtë, flet vetëm për një vizitë, me të gjitha elementet, është dita dhe shpjeguam ngjarjen si rrodhën, dita që erdhën e rrethuan shtëpinë, njohëm tre persona dhe jo dy, është e vështirë dy persona ta rrethojnë një banesë. Dëshmitari shpjegoi vetëm një vizitë dha dhe datën për këtë”, tha ai./Gazeta10