Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbush 62 vjeç, Rama poston foto me flamingon: Faleminderit për urimet, urrejtësit, provë që s’po jetoj kot

Gazeta10
04 July 2026 - 13:34

Kryeministri Edi Rama në 62-vjetorin e tij ka ndarë një foto të tij të krijuar me IA teksa ai shihet i veshur me një kostum rozë në krah të një flamingoje.

Ai ka falenderuar të gjithë personat që e kanë uruar teksa sa i përket sharjeve ndaj tij Rama shkruan se ‘urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot’.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.