Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbyllen shkollat në veri “deri në njoftimin e radhës”

Gazeta10
12 December 2022 - 10:37

Për shkak të situatës aktuale të sigurisë në veri, shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviç për Radion Evropa e Lirë.

“Me shumë gjasa është marrë nga institucionet kompetente”, tha ai.

Ndryshe, shkollat në mjediset serbe në veri të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë.

Po ashtu, dyqanet në veri të Mitrovicës këtë mëngjes janë parë të mbyllura.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.