Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” nga 13 deri më 16 korrik

Gazeta10
13 July 2026 - 15:51

Në kuadër të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, nga mbrëmja e së dielës do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Sipas njoftimit, mbyllja do të hyjë në fuqi më 13 korrik 2026, në ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 16 korrik 2026, në ora 20:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve u rekomandohet të shfrytëzojnë rrugët alternative:

Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.

Autoritetet bëjnë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit përkatës dhe personelit në terren.

Qytetarët ftohen të planifikojnë lëvizjet e tyre në kohë dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor gjatë zhvillimit të punimeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.