Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë

Gazeta10
13 January 2026 - 23:30

Është mbyllur përkohësisht ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë për shkak të dëmtimit nga vërshimet e fundit. 

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi ka thënë se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve.

“Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim. Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ndalohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.

Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë duke monitoruar situatën, njoftoi tutje Komuna.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.