Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllja e përkohshme e parkingjeve private në kryeqytet, Gashi: Operonin pa leje, tashmë kanë nisur aplikimet

Gazeta10
18 July 2025 - 10:40

Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Bekim Gashi në linjë direkte për emisionin “Adresa” tregoi arsyet se përse u mbyllën parkingjet private nëpër kryeqytet.

Sipas tij, ky veprim u ndërmor në mënyrë që  ata të pajiseshin me leje operimi ashtu sikur edhe kërkohet tek kushtet e rregullores.

Gashi tha se tashmë shumë prej tyre veçse kanë aplikuar, teksa afati i fundit mbetet 31 dhjetori.

I kemi pasur dy thirrje publike për leje pune sepse kanë operuar pa leje në kryeqytet, dhe nuk kanë aplikuar, shumica.  Është dashtë me e ndërmarr një hap të mbylljes së përkohshme që me i obligu ata me ardh. Tash, shumica kanë ardh e kanë apliku jemi duke i pajisur me leje pune. Iu kemi dhënë pesë mujorsh kohë që me u plotësu kushtet. I kemi obliguar që deri më 31 dhjetor me u përmbush kushtet, dhe ata kanë fillu prej dje me punu“, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.