
Fondi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit e ka përfunduar grandin e parë prej 49 milion eurove në Kosovë, raporton Gazeta10.
Ky fond do të investojë në Kosovë edhe 202 milion të tjera.
Kryeshefja ekzekutive e korporatës, Alice Albright, ka thënë se programi ka ndikuar në rritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e energjisë.
“Programi ka ngritur vetëdijen për shfrytëzimin e arsyeshëm të energjisë e po ashtu investimet në shtëpi që luajnë një rol kyç në amvisëri dhe kursim mujor” ka thënë Albright.
E ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është falënderuese ndaj MCC-së dhe ShBA-së për këtë program.
“Ne jemi falënderues ndaj MCC-së dhe Qeverisë amerikane që kanë kuptuar kushtet e veçanta në të cilat ndodhet Kosova, që të jemi të barabartë me shtetet e tjera dhe jemi të vlerësuar”, ka thënë ajo. / Gazeta10