Lajme

Më 11 dhjetor afati i fundit për subjektet politike, KQZ: Nuk do të ketë afat shtesë

Gazeta10
07 Dhjetor 2024 - 11:51

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thënë se edhe pse kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në përfundimin e afatit, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe as listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Afati zyrtar i caktuar nga KQZ-ja do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 11 dhjetor, në orën 16:00.

Elezi ka thënë se ky afat nuk do të ndryshohet.

“Deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha Elezi. KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.