Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Më 12 shtator fillon instalimi i alokatorëve për përdoruesit e Termokosit

Gazeta10
09 September 2022 - 21:04

Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e që banojnë në qendër të Prishtinës, se më 12 shtator do të fillojë instalimi i alokatorëve dhe valvulave moderne.

Nga komuna kanë kërkuar që t’ua hapin dyert ekipeve autorizuese, ndërsa në rast se nuk gjenden në shtëpi të kontaktojnë në numrin pa pagesë në mënyrë që të regjistrohen në data-bazën për përftim të pajisjeve.

“Më 12 shtator fillon instalimi i alokatorëve dhe valvulave moderne, në çdo banesë në Qendër, që është klient i ngrohtores Termokos. Ju lutemi të hapni dyert për ekipet e autorizuara ashtu që edhe ju të përfitoni. Nëse nuk do të jeni në shtëpi ju lutem kontaktoni në 080099000 sa më parë që mos të humbisni rastin për përftimin e pajisjeve të reja”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.