Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Me automatizëm bie Qeveria, nëse rrëzohet presidentja”- Kushtetuta i përplasë Matoshin e Gashin

Gazeta10
29 March 2023 - 21:41

Artikulli i publikuar sot nga Gazeta10, që vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta rrëzoj, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani nga pozita e saj ka përplasur penalistët në “Politiko”.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se në momentin që presidentja rrëzohet me automatizëm bie edhe Qeveria.

“Çështja është se ne nuk duhet të paragjykojmë edhe pse kemi informacionet tona si gazetar e komentator. Por dokumentet që janë publikuar nga Gazeta10 dhe u interpretuan nga Arbeni janë valide. Gjendja me interpretimin e Avokatit të Popullit, dmth mbet që Osmani të mbet me 79 vota, mbetja me 79 vota nuk e kthen në rivotim, por e kthen në pikën zero krejt procesin që I bie se bien Qeveria. Këtë e ke me Kushtetutë. Me renien e presidentit nga Kushtetuesja me automatizëm bie Qeveria.”, ka thënë Matoshi në “Politiko”.

Por, këtë e ka kundërshtuar, komentatori Blerim Gashi i cili i ka thënë Matoshit se ‘’t’i gjej nenet që se thonë këtë’’. Madje ai ka përmendur si shembull edhe rastin e ish-kryeministrit Hoti dhe ish-presidentit Pacolli duke thënë se vendimet e tyre nuk kanë rënë në zero.

“Hin të vendimi i Kushtetues për Hotin dhe Pacolllin thotë se janë zgjedhur mënyrë joligjore. Kur u rrëzua Avdullah Hoti vendimet që ka marrë ai nuk kanë rënë poshtë. Kryeministri është joligjor por vendimet s’kthehen në zero.”, ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.