
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancë ku po raporton kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, ia ka drejtuar disa pyetje Kurtit për këtë.
Krasniqi ka thënë se më e rëndësishmë është jeta e tre policëve, por ti nuk informove asgjë lidhur me ta. Ku janë, a është sigurar mbrojtje, si janë, cfarë po ndodhë me ta, ishin disa nga pyetjet.
“Ma e rëndësishmja është jeta e tre zyrtarëve policorë, për të cilët akoma as ne, e siç duket as ju zoti kryeministër, nuk keni asnjë lajm. As ku janë, as se si janë, as çfarë po ndodhë me ta… Ne ju kemi ftuar duke konsideruar si më të rëndësishme të na informoni më konktreisht se çfarë jeni duke bërë për kthimin në shtëpi të tre policëve. Nuk mund të them se ju dhatë informacione konkrete. Ne duhet të dimë se cilat janë veprimet konkrete që Qeveria i ka marrë në këtë drejtim. A është vendosur ndonjë kontakt me policët e kidnapuar dhe a është siguruar ndonjë mbrojtje për ta? A është kërkuar ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, e aleatëve të Kosovës që ata të ndërmjetësojnë dhe të angazhohen në lirimin e zyrtarëve policorë të kidnapuar?”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së e ka quajtur akt armiqësor të agresionit, rrëmbimin e policëve nga forcat policore serbe, brenda territorit të Kosovës./Gazeta10