Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja”, VV godet Osmanin dhe opozitën me deklaratat e Konjufcës

Gazeta10
14 Maj 2026 - 12:22

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë një deklaratë të nënkryetarit të saj, Glauk Konjufca, ku ai godet kundërshtarët politikë.

“Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja”, shkroi Vetëvendosje krahas videos së Konjufcës.

Konjufca në këtë video thotë se opozita po dëshiron ta mbrojë Amerikën nga Albin Kurti, ndërsa akuzoi atë se po tenton ta frikësojë popullin me Serbinë.

“Po duan ta mbrojnë Amerikën prej Albin Kurtit, po mendojnë që Amerika është e rrezikuar prej Albin Kurtit dhe këta paskan mbetë me dalë e më e mbrojtë se është shumë e rrezikuar. Edhe e dyta, me e frikësu popullin me Serbinë, që këto krejt d.m.th, kjo që është e Vetëvendosjes që është më e fuqishme kundër Serbisë, kjo që krejt u bë në veri, gjithë ai ndryshim i madh. Krejt këto juve iu duken iluzione, se këto janë rrena”, tha Konjufca në RTV Dukagjini mbrëmë.

Më pas ai thotë se Vetëvendosjes populli ia ka “dhënë mandatin e plotë për të krijuar qeveri”.

“Kush në botë guxon me rrëzu atë qeveri pas tre muajve. Edhe me i thanë popullit ti nuk di”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.