
Juliana Nura ish banorja e Big Brother Vip Kosova nga sezoni i vitit të kaluar ka rrëfyer copëza nga jeta e saj personale posaqërisht për televizionin Kanal10.
Ajo ka treguar se kur ka qenë në shkollë në Finland është bullizuar shumë, raporton Gazeta10.
“Mu rritë në një shtet kur vetëm un jam zeshkane, vetëm unë i kam flokët e dredhta, vetëm unë jam ajo që ka pasur shumë energji, dhe gjithmonë unë u dallojsha nga finlandezët dhe suedezët, duke pasur parasysh që un jam rritur në një lagje që nuk ka pasur të huaj vetëm familja ime ka qenë e huaj, dhe kur kam qenë e vogël jam bullizuar shumë, dhe bullizimi më ka bërë që ta gjejë atë forcën dhe të shëndërrohem në femrën që jam tash”, tha ajo për emisionin Dita e Re./Gazeta10