Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me kërroçen e babait që ia vranë forcat serbe, Vesel Mustafa çmallet te familja Jashari

Gazeta10
17 February 2023 - 18:57

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarë të shumtë vizituan Kompleksin Memorial  “Adem Jashari”. Por, dikush nga ta e priti vetëm lindjen e diellit për të marrë rrugën në këmbë nga fshati Qirez për në Prekaz.

Megjithëse, në moshë të shtyrë e me vështirësi në ecje, është i pari që ka mbërritur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Vesel Mustafa nga fshati Qirez, për çdo përvjetor të pavarësisë, vjen në orët e para të mëngjesit në Prekaz, për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Kur janë bërë 15 vjet të shpalljes së shtetësisë, ai kujton me emocione sakrificat e shumta të brezave të tërë.

Kjo kërroçe që e kishte marr me vete, atij i kujton babanë e tij, që e kishin vrarë forcat serbe.

Mes tjerash, 63 vjeçari ka dhënë edhe një mesazh në 15 vjetorin e pavarësisë

Në Prekazin legjendar, të stolisur me flamuj kombëtar, përvitshëm vijnë qindra e mijëra qytetarë, të cilët bëjnë homazhe në secilin përvjetor.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.