Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Me plotë dramë, Dukagjini mposhtë Lirinë në minutat e fundit

Gazeta10
22 Shkurt 2024 - 15:10

Stadiumi “18 qershori” në Klinë ishte arena ku Dukagjini u sfidua nga Liria në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Armend Dallkut arriti fitoren e dytë në stinorin pranveror, duke marrë tri pikët me një fitore dramatike prej 2-1 ndaj Lirisë.

Të parët në epërsi dolën skuadra nga Klina me anë të Iljasa Zylfijut, me rezultat që u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytën, skuadra prizrenase barazoi në 1-1 me golin e shënuar nga Rigon Spahiu.

Ky takim u karakterizua me një fund dramatik, pasi në minutat e fundit të shtesës, Dukagjini fitoi një penalti,  e cila u përsërit.

Herën e parë, goditjen e Blerind Morinës nga pika e bardhë e priti Stivi Frashëri, gjersa penaltia u desh të përsëritej pasi ky i fundit doli jashtë vijës.

Frashëri priti edhe goditjen e dytë, mirëpo fati deshi që topi iu rikthye përsëri Morinës, i cili në portën e zbrazët shënoi golin e fitores të Dukagjinit.

Tashmë, Dukagjini zë vendin e gjashtë në tabelë me 30 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e pestë.

Ndërkohë, Liria gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 9 pikë të tubuara gjatë këtij sezoni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.