
Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin, ku do të betohet.
Betimi i Pecit është ishte paraparë të mbahet nga ora 10:00. Në ambientin rreth shkollës janë parë forca të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
Ilir Peci i PDK-së i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë në katër komunat veriore më 23 prill.
Po ashtu sot nga ora 10:00 është paraparë të betohet kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ndërsa nga ora 13:00 kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

