
Pas publikimit të incizimeve të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se çdo gabim që e bënë kthehet. Ai tutje ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me Radojiçiq.
“Mua nuk po më duket e çuditshme, në Kosovë ndodhin gjëra shumë më të tmerrshme sesa ky diskutim. Nuk është goditje për VV-në sikur të ishte Xhelal Sveçla, ka thënë Spahiu.
“Me qenë Mimoza Kusari që i dëgjon shefat nuk i kish ndërru 5 shefa”, tha Spahiu.
Vlen të theksohet që publikimi i audio-incizimeve të Mimoza Kusarit ka filluar ditën e djeshme, kanë vazhduar një pjesë edhe sot dhe janë paralajmëruar edhe për të tjera që do të publikohen ditët në vazhdim.
Këto incizime kanë pasuar me reagime të ashpra të partive opozitare të cilat kanë deklaruar që për të gjitha këto takime të Kusarit me Listën Serbe, kryeministri Kurti ka qenë në dijeni dhe ato janë bërë ne koordinimin e tij. /Gazeta10/