
Pas publikimit të incizimeve të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, Analisti Halil Matoshi, deklaroi që përderisa Lista Serbe është parti e regjistruar në Kosovë, komunikimi me të duhet të bëhet, por komunikimi me Radojiçiqin nuk duhet të bëhet pasiqë që ai është në listën e zezë të SHBA-ve, nën sanksione të tyre.
“Me zotin Radojiçiq nuk është krim me fol vetëm hetuesit, secili qytetar dhe lider që bisedon me të bënë shkelje sepse po flet me njeriun që është shpallur non-grata nga SHBA-ja”, tha Matoshi.
Sipas tij një gjë e tillë është shkelje e rëndë. “Kryekrimi është që po flitet që me Listën Serbe kanë komunikuar edhe për veteranët për të mos i përfshirë në pagën minimale”, tha Matoshi.
Vlen të theksohet që publikimi i audio-incizimeve të Mimoza Kusarit ka filluar ditën e djeshme, kanë vazhduar një pjesë edhe sot dhe janë paralajmëruar edhe për të tjera që do të publikohen ditët në vazhdim.
Këto incizime kanë pasuar me reagime të ashpra të partive opozitare të cilat kanë deklaruar që për të gjitha këto takime të Kusarit me Listën Serbe, kryeministri Kurti ka qenë në dijeni dhe ato janë bërë ne koordinimin e tij.
Analisti Halil Matoshi, deklaroi që përderisa Lista Serbe është parti e regjistruar në Kosovë, komunikimi me të duhet të bëhet, por komunikimi me Radojiçiqin nuk duhet të bëhet pasiqë që ai është në listën e zezë të SHBA-ve. /Gazeta10/