Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me secilin numër jam bërë deputete”, përgjigjia e Statovcit pas pyetjes së Sadikut

Gazeta10
04 June 2026 - 23:57

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Statovci, është përgjigjur pyetjes së Sadikut i cili e ka pyetur për numrin me të cilin garon.

Ajo tha se ndihet e vlerësuar që LDK-ja i ka besuar numrin 9, i cili lidhet me legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

“Unë e vlerësoj që LDK-ja më ka besuar numrin 9 pra numrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, por unë edhe në të kaluarën kam garuar me numra të ndryshëm, kam garuar me numrin 48, pastaj e kam pasë numrin 26, së fundi e kam pasur numrin 17, dhe me cilindo numër unë jam bërë deputete me afër 40 mijë vota”, tha Statovci.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.