Gazeta10

Më shumë shqiptarë të dënuar sesa serbë, kriminelët e shumë masakrave mbesin të lirë

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Fondi për të Drejtën Humanitarë në Kosovë po e sheh shqetësues rënien e numrit të të akuzuarve për krime lufte në Kosovë. Sipas këtij institucioni, në vitin 2021 dhe 2022 janë ngritur vetëm 5 aktakuza. Shqetësuese po shihet edhe numri i vogël i prokurorëve të specializuar. Ndërkaq, familjarët e viktimave dhe të zhdukurve thonë kanë filluar ta humbin shpresën ndaj institucioneve të drejtësisë.

Për krimet e luftës në Kosovë, më shumë janë dënuar shqiptarë, sesa serbë.

Nga 74 persona që janë gjykuar për 24 vjet, 38 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa vetëm 32 serbë.

Derisa, shumë kriminelë serbë për masakrat e shumta në Kosovë vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Ndërkaq, edhe numri i aktakuzave është mjaft i vogël, ku deri më tani janë ngritur 215 të tilla.

Megjithatë, nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se çdo vit numri i personave ndaj të cilëve po ngrihet aktakuzë për krime lufte është në rënie.

Sipas avokatit, Artan Qerkini, shqetësues është numri i vogël i prokurorëve të specializuar për këtë fushë, derisa thotë se do të ishte e udhës që Gjykata Speciale ta kishte mandatin që të merrej me krimet e serbëve ndaj popullatës shqiptare.

E kjo situatë edhe më shumë po i rëndon dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe të të zhdukurve.

Drejtuesi i Këshillit për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Graiqevci thotë se derisa kriminelet po shëtisin lirshëm,  institucionet e drejtësisë po vazhdojnë të jenë në gjumë.

Aktualisht, vetëm 8 perona janë duke u gjykuar në Gjykatat e Kosovës.

Ndryshe, në vitin 2021, për krime lufte janë ngritur vetëm tre aktakuza, derisa më 2022 janë arrestuar edhe tre serbë të dyshuar.

Ndërkaq, para pak ditësh, është arrestuar edhe një serb i cili dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Kamenicë.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë