Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Teksa është komentuar deklarimi i Listës Serbe, Gashi ka hedhur dyshime se serbët mund të kenë “gisht” në shpërthimin në Zubin Potok.
“Deklarimi dhe realiteti janë diçka të ndryshme. Ban diçka tjetër, deklaro diçka tjetër që m’i shpërla durtë. Çka kena prit na prej Listës Serbe? Me të kajtë ditën e me të vra natën”, ka thënë Gashi.
Por megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar Matoshi.
“Dyshoj që kolegët këtu kanë fillu prej konspiracionit me dalë kah paragjykimi. Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, pres hetimin e organeve të sigurisë, pse jo edhe KFOR-in edhe EULEX-in. A janë ata aleatë tanë, a jo?”, ka thënë Matoshi.
“Po po , kush tha jo. Kush te munet”, ka thënë Gashi.
“Na mujme me ba një analizë se kujt i konvenon. Padyshim që i konvenon forcave antikosovë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/