
Futbollisti i parë shqiptar që luajti për Zvicrën, Milaim Rama i pyetur se me cilën kombëtare është në ndeshjen e së shtunës ka thënë se është me të dyjat.
“Nder rreshta, kur po analizon po thu që je me Kosovën”, i ka thënë gazetari Kushtrim Sadiku, ish futbollistit Rama.
“Po nuk mundem me ik o Kushtrim, është diçka që nuk mund t’i ikësh, por është sport dhe duhet të pajtohemi”, ka thënë Rama.
Në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, Rama tutje tha se viti 2016 ka qenë diçka që është e vështirë të dalë në shesh e vërteta.
“Ka qenë momenti më i mirë që ta bëjmë një kombëtare të fortë po ja që nuk ia arritëm”, ka thënë Rama.
Ai në fund ka thënë që Kosovës i duhet fitorja që të kemi ende një rast për tu kualifikuar.