
Rritja e trupave dhe armatimit ushtarak të Sebrisë në kufi me Kosovën pas urdhërit të presidentit Vuçiq është kryelajmi i mediave botërore të martën. Sky News, BBC, Spiegel, Irish Times e shumë të tjera kanë raportuar për zhvendosjen e artilerisë së rëndë në kufirin me Kosovën pas tensioneve të fundit në veriun e vendit, raporton Gazeta 10.
Mediat e huaja citojnë ministrin e brendshëm Gasic të ketë thënë se “ky vendim për vendosjen në gjendje gatishmërie të forcave të sigurisë vjen në funksion të zbatimit të planit operacional dhe do të jenë në komandën e shefit të ushtrisë”.
“Ne po veprojmë pas urdhdërit të presidentit Vuçiq për mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë” ka thënë ai, duke injoruar kërkesat e KFOR-it për dialog dhe jo veprime të njëanshme mes palëve.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it me të vetmen kërkesë – largimin e barriakdave nga veriu.
Ai ka deklaruar për mediat boshnjake se ato do të largohen brenda disa ditësh, edhe nëse nuk e bën këtë KFOR-i./Gazeta10