
Mediumi australian News.com.au ka shkruar në lidhje me skandalin që shkaktojë kombëtarja e Serbisë në zhveshtore ku shfaqi harten e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, transmeton Gazeta10.
“Imazhi i dhomës së zhveshjeve të Serbisë në Kupën e Botës ngjalli zemërim ndërkombëtar mbi flamurin që përfshin Kosovën si pjesë të Serbisë. Komentuesit e kanë quajtur imazhin “absolutisht të çmendur”dhe duan ndëshkim për kombëtaren e Serbisë”, thuhet me tutje nga mediumi australian.
Reagime sot ka pasur gjithandej Kosovës nga FFK-ja, KOK si dhe nga Ministri i Kultures Hajrulla Ceku.