
Megi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Hejtera”, një këngë që vjen si shprehje e pasionit të tij për muzikën.
Përveç angazhimit në muzikë, Megi punon në industrinë e medias si videorealizator, duke e mbajtur artin muzikor si një pasion që e shoqëron krahas profesionit të tij.
Kënga “Hejtera” është prodhuar dhe shkruar nga vetë Megi, ndërsa beat-i është realizuar nga Taylor King. Videoklipi është realizuar nga JFM Originals në Berlin, kurse montazhin e videos e ka bërë Genc Terstena. Projekti është publikuar nga Fole Publishing./Gazeta10