
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja po merr pjesë në stërvitjen fushore “Ëinter Exercise 23” në Kars të Turqisë, raporton Gazeta10.
Mehaj ka thënë se komandot e FSK-së po stërviten në dëbore dhe në kushte të vështira dimri së bashku me partnerët e saj.
Ai ka njoftuar edhe për aspekte teknike dhe përmbajtësore të kësaj stërvitjeje.
Më tej, ai ka folur edhe për qëllimin e kësaj stërvitjeje.
Këtu keni postimin e plotë:
“Komandot tona stërviten në dëborë dhe kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me forcat turke, një kontingjenti i FSK-së së bashku me kolegët e forcave turke dhe forcave tjera të 8 vendeve partnere, është duke marrë pjesë në stërvitjen fushore “Ëinter Exercise’23”, që mbahet në Kars të Turqisë.
FSK është duke marrë pjesë me një kontingjent të përbër me kapacitete të këmbësorisë së mekanizuar, mortajave, kërkim-shpëtimit dhe oficerë stafi.
Qëllimet e stërvitjes përfshijnë sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionin e kombinuar, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe si: dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën, si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10