
Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kadetët e vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”, raporton Gazeta10.
Sipas tij gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Ai shton se operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike./Gazeta10