Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj përkulet tek memoriali “Heroinat” për nder të 8 Marsit

Gazeta10
08 Mars 2023 - 15:27

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë nderime tek memoriali “Heroinat”, në nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, raporton Gazeta10.

Mehaj vlerëson se qëndresa dhe sakrifica e tyre, dhe e të gjitha grave përgjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë si komb meriton respekt e mirënjohje.

“Janë mbi 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës 1998/99, e janë gratë ato të cilat kanë përjetuar më së shumti dhunë nga okupatori kriminal serb”.

“Qëndresa dhe sakrifica e tyre, dhe e të gjitha grave përgjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë si komb meriton respekt e mirënjohje. Andaj, në këtë ditë të veçantë për gratë kudo në botë bëmë nderime para memorialit HEROINAT, sepse të tilla janë, heroina të popullit tonë” ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.