
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shpallur qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri. Një atmosferë të ngrohtë vëllazërore nga kryetari Bashkisë së Matit zoti Agron Malaj, Ministrit Mehaj ju dha titulli “Qytetar nderi”, për kontributin e tij personal në misionet e FA të Shqipërisë si dhe kontributin e tashëm si Ministër i Mbrojtjes në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes si dhe dy ushtrive të vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas fjalëve falënderuese Ministri Mehaj e përmendi faktin e rëndësishëm që lidhet me qytetin e Burrelit dhe bashkinë e Matit duke theksuar se: “Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai dhe shumë ushtarë të UÇK-së u stërvitën në Shqipëri, konkretisht në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit. /Gazeta10/