Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj: Shtohen mirëmbajtësit e trajnuar të automjeteve të blinduara

Gazeta10
17 January 2023 - 10:44

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se janë shtuar mirëmbajtësit e trajtuar të autmojeteve të blinduara, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me kampin amerikan Bondsteel.

Më tej, ai ka thënë se do të vazhdohet drejtë sukseseve të reja, me ShBA-në dhe forcat e saj të armatosura.

Këtu keni postimin e plotë:

“Shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë

Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV).

Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!

#StrongerTogether Description: 🇺🇸Description: 🤝Description: 🇽🇰”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.