Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Mehaj takohet me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, bisedojnë për anëtarësimin në NATO

Gazeta10
19 September 2022 - 16:33

Armend Mehaj -Ministri i Mbrojtjes, sot gjatë një takimi me ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s.

“Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se Mehaj e ka informuar ambasadorin Westerlund mbi të arriturat e ministrisë që ai e drejton, zhvillimin e ushtrisë së Kosovës përmes Planit të Tranzicionit, organizimit të brendshëm, si dhe avancimit në resurse humane dhe operacionale, duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.