Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Gazeta10
01 Tetor 2022 - 10:46

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj ka bërë të ditur se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim, raporton Gazeta10.

“Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të. Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim” ka shkruar Mehaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.